Ka marrë jetë paraditen e kësaj të shtune në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit 2019-2020.
Dy zyrtarët e FSHF-së, Ilir Shulku dhe Lysien Nurishmi kanë hedhur shortin e sezonit të ri ku spikat përballja që në javën e parë mes dy rivalëve për titull, Kukësit dhe Partizanit.
Java e parë do të kompletohet me takimet e tjera Tirana-Luftëtari, Skënderbeu-Flamurtari, Teuta-Bylis dhe me derbin e veriut Vllaznia-Laçi. Derbi i parë i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet javën e 6-të.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kampionati do të nisë siç parashikuar që në fillim në datën 24 gusht, apo për shkak të problemeve që kanë disa skuadra si Flamurtari, Luftëtari e Skënderbeu, starti do të shtyhet dhe do të nisë në muajin shtator.
Top Channel