Në orët e fundit, në tokën gjermane para se Lacio të spostohej në Spanjë për miqësoren me Celta de Vigo- n, portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha renditi kualifikimin në Champions, si objektivin primar të klubit.
I mikluar në merkato si një nga emrat që kërkohej më shumë te skuadra romane, gardiani kuqezi preferoi të mbetet në serinë A dhe të fokusohet në rritjen e tij.
“Fizikisht ndjehem më mirë dhe po e marr veten ngadalë. Ishte e vështirë të qëndroja jashtë fushave 3 muaj, por loza në dy miqësore radhazi dhe më bëri mirë. Në futbollin modern portieri është futbollist i shtuar në lëvizje dhe dua të jem gati. Lacio në 3 vitet e fundit ka treguar se mund të fitojë me këdo, por duam të kualifikohemi në Champions. Fitorja e Kupës na lejoi të hyjmë në Europë, por nuk duhet të bëjmë më gabime të tilla.” deklaroi Strakosha.
Mbrojtësi ekstrem i Lacios, Thomas Strakosha vlerësoi klubin italian dhe tha se këtë sezon synon ta shohë Lacion mes 4 më të mirëve në serinë A.
Top Channel