BBC raporton se një shqiptar, shpërndarës droge, i cili pranoi se shiste kokainë sepse “anglezët e duan”, është dënuar me burg. R.Toska, 21 vjeç, është dënuar me 30 muaj heqje lirie pasi në muajin korrik u gjet me një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara dhe kishte hyrë në Britani ilegalisht.
I riu shqiptar kishte hyrë në territorin britanik ilegalisht me kamion, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire, përdorte një patentë me identiteti italian, “Maurizio Conti”.
Në momentin kur u arrestua, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën.”
Ai ka treguar se kishte paguar £8,000 për të hyrë në Britani dhe për të shlyer borxhin kishte pranuar të punonte si shpërndarës droge.
Top Channel