Gjendet një viktimë në kanal, policia jep detaje
09/08/2019 11:33
Rreth orës 09:38, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.
Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.
Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.
Po punohet për identifikimin e plotë të tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Top Channel