Digjitalizimi, sa e njohim? Flasin qytetarët: Po marrin dekoderat Digitalb
09/08/2019 15:36
Më 1 shtator është afati i fundit kur programet televizive mund të shihen me mënyrën e vjetër. Rritja e cilësisë së transmetimeve kërkon kalimin në digjital, por si mund të vazhdojnë banorët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës të vazhdojnë të ndjekin programet e Top Channel. Përgjigjen na e dhanë vetë abonentët e Digitalb.
1 shtatori është një ditë shumë e rëndësishme për televizionet, pasi në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës do të bëhet fikja e transmetimeve analoge për të kaluar në ato digjitale.
Të gjithë shikuesit e programeve tona do të mund të na ndjekim vetëm nëse kanë një dekoder të tipit DVBT2, ose nëpërmjet dekoderit që Digitalb ofron.
Top Channel