Bulevardi Zogu i Parë, po i nënshtrohet një projekti sistemues në të gjithë gjatësinë e tij, duke nisur që në afërsi të Sheshit Skënderbej, e për t’u lidhur më pas më Bulevardin e Ri.
Leonora Pacili, përgjegjësja e sektorit të investimeve në Bashkinë e Tiranës, jep detajet se çfarë risish do të sjellë ky projekt:
“Zgjerohet trotuari, dhe nga tre korsi, bulevardi bëhet me dy. Do të ketë shtim të pemëve dhe hapësirave të gjelbra. Do të krijohen sheshe. Fasadat do të rikonstruktohen jo vetëm nga ana ballore, por edhe në anë.
Do të ndërtohet një galeri nën bulevard për sistemin e ujrave, kabujve etj, çka eleminon ndërhyrjet duke prishur asfaltin në rast të ndonjë problem”,thotë ajo.
Punimet në këtë bulevard, pritet që të përfundojnë në një afat kohor prej 18 muajsh, por sipas bashkisë, nëse punimet ecin me ritmet e duhura,
kohëzgjatja e punimeve mund të shkurtohet.
Top Channel