Big Brother VIP 5, së shpejti në Top Channel Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me postimet në rrjetin social Facebook të bizneseve që janë ndëshkuar, pasi nuk iu kanë dhënë klientëve kuponin tatimor, duke i shkaktuar dëm financave të shtetit dhe qytetarëve. Duke publikuar fotot e biznesit në fjalë, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane?
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit?”, shkruan shefi i qeverisë.
Top Channel