Tragjedi në familjen shqiptare në Florida/ Zjarri masiv përfshin shtëpinë, tre djem të mitur humbin jetën. Katër persona në gjendje kritike për jetën
Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim “.
Me datë 17 prill 2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22 mars 1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.
Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro, duke e dënuar me 25 vite burgim.
Top Channel