Në kuadër të luftës kundër informalitetit, ministrja e Fnancave, Anila Denaj ka inspektuar subjektet hoteliere në zonën e Golemit, ku një nga shkeljet kryesore të konstatuara ishte ajo e aplikimit të çmimeve të ndryshme nga ato të afishuara.

Në qershor të vitit të kaluar Qeveria lehtësoi ndjeshëm taksat për hotelet, veçanërisht tatimin mbi vlerën e shtuar për fjetjen, i cili u ul nga 20 për qind në 6 për qind.

Kjo barrë fiskale e ulët që paguajnë hotelet, sipas kreut të Financave e bën më të shumë më të kushtueshëm evazionin për subjektet e turizmit. Ndaj ajo i ka bërë thirrje bizneseve që të zbatojnë ligjin për të mos u përballur me ndëshkimet

Nga fillimi i muajit të kaluar Tatimet kanë kontrolluar në terren mbi 2 mijë biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 40 për qind janë konstatuar me parregullsi. Sipas Denajt, Qeveria është e vendosur të vendosë konkurrencën e ndershme në treg dhe nuk do të tolerojë asnjë biznes që shkel ligjin.

 

Top Channel