Kryeopozitari Basha ka vijuar me traditën e shpërndarjes së videove në rrjetin social Fb, tani jo më për t’i ftuar qytetarët në protesta por për të denoncuar vjedhjen që qeveria sipas tij po i bën Shqiptarëve përmes projekteve të rrugëve të cilat në vendin më të varfër të Europës kushtojnë 10 herë më shtrenjtë se në vendet e pasura të botës.

Basha merr si shembull aksin Thumanë-Kashar, gjatësia e të cilit është 20.8 km. Sipas kreut të opozitës konçensioni i qeverisë Rama është 333 mln euro ndërsa studimi për vlerën është 169 mln euro. Sipas Bashës, vlera reale për 20.8 km është 80 mln euro ndërsa Shqiptarëve u grabiten 253 mln euro.

Postimi i Bashës në Facebook:

Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. HajdutipsiqikRamaik

Top Channel