Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka reaguar pas hyrjes në zyrë të Rakip Sulit, kryebashkiaku i ri nga radhët e PS. “Vidhet forcërisht nga socialistët, institucioni i bashkisë Kamëz”, kështu e nis reagimin Mziu.

Ai akuzon se militantët e PS janë ndihmuar nga shefi i Komisariatit nr.5, Sali Skura, për të shpërthyer me forcë derën e bashkisë dhe kjo tregon se çfarë qeverisje do të ketë Kamza.

“Në orën 16.05 minuta Këshilltarët që u betuan se do të japin kontributin e tyre për të miratuar vendime të rëndësishme për qytetarët e Kamzës, të ndihmuar nga militantët e Partisë Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmësit e Tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës”, shprehet Mziu.

  Pamjet që dëshmojnë se Xhelal Mziu ishte përgatitur për të dorëzuar zyrën

  Meta me “kokë poshtë” në Kamëz, mesazh i PD apo PS? (foto)

 

Top Channel