Presidenca për Spiropalin: “Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E”

07/08/2019 13:40

Është kthyer në një përplasje zëdhënësish ajo e sotmja mes zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali dhe zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi.

E ndërsa Spiropali sulmoi Metën në lidhje me kthimin e ligjeve për PPP, Tedi Blushi, shkruan në Facebook se “Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E”, siç e quan ai Spiropalin.

Sipas tij, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin foli për kthimin e dekreteve, por nuk përmendi dy nenet problematike të koncesioneve dhe kontratave PPP, të cilas sipas tij, cilat krijojnë dyshime për klientelizëm.

Postimi i Tedi Blushit në Facebook:
Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E. E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.
Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare, shkruan Tedi Blushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA