Thrilleri në fluturimin nga Dubai në Tel Aviv, Trump: Fola me Netanyahun, avioni u shpëtua nga një hidraulik 01/10 07:36
Është hapur me forcë nga militantë të Partisë Socialiste dera e bashkisë Kamëz. Edhe pse ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte deklaruar se nuk do të dilte nga zyra, me të mbaruar orari zyrtar i punës, socialistët janë shfaqur përpara bashkisë dhe kanë arritur të hapin derën.
Jashtë ambienteve të bashkisë nuk ka patur punonjës të administratës apo militantë të Partisë Demokratike, e në këtë mënyrë janë shmangur incidentet.
Pritet që në bashki të mbërrijë edhe Rakip Suli, kryebashkiaku i ri i Kamzës.
Top Channel