Zbardhen 5 vjedhje marketesh dhe minimarketesh, të ndodhura gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit është finalizuar  operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, ku në pranga ka rënë 18 – vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A.L., 18 vjeç gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel