Policia nuk po i lejon ende firmat e nxjerrjes së gurit që të vazhdojnë punën në malin e Tomorrit. Për të dytën ditë me radhë, punëtorët nuk janë lejuar të vijojnë punën.

 

Pronarët e firmave dhe përfaqësuesi ligjor i shoqatës së tyre kanë kërkuar fillimin e menjëhershëm të punimeve në këtë zonë pasi sipas tyre çdo pengesë që po u bëhet nga policia është e kundërligjshme.

Sipas bizneseve të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit,VKM-ja e qeverisë për shpalljen e zonës ku ata punojnë në fshatin Novaj, pjesë të zonave të mbrojtura, u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke lejuar rrjedhimisht fillimin e punimeve të firmave që u është pezulluar puna prej 22-muajsh.

Në të linjë me juristin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka dalë dhe Drejtori i drejtorisë së zonave të mbrojtura Berat,Fatos Nako.

Ai ka deklaruar se është në dijeni të vendimit të Gjykatës Administrative, por nuk ka marrë ende asnjë informacion zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe nga Ministria e Mjedisit. Nako deklaron se me marrjen e shkresës zyrtare, drejtoria që ai drejton nuk do ta trajtojë më atë zone si zonë të mbrojtur dhe do lejojë firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ të punojnë në zonën e Novajt.

Top Channel