Humb jetën 59 vjeçari në Korçë. Policia: Goditi rimorkion e një kamioni
06/08/2019 19:47
Policia e Korçës ka dhënë informacion për një aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Drenovë.
Shtetasi Valter Kamenica, rreth 59 vjeç, banues në Korçë, ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në aksident. Sipas policisë, 59 vjeçari ka qenë me biçikletë kur dyshohet se ka goditur rimorkion e një mjeti tip kamion të parkuar në anë të rrugës, me pronar shtetasin D.Ç, banues ne Fier.
Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i biçikletës shtetasi V.K, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndërroi jetë, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel