“Na jep 50 mijë euro ose të vramë familjarët”, ishin këto kërcënimet që tre vëllezër gjobëvënës i bënin një shtetasi në Tiranë. Situata ishte bërë stresuese për qytetarin, i cili e referoi kanosjen në Tiranë.

Pas kallëzimi që qytetari bëri, u morën masat për identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të gjobëvënësve. Në kuadër të operacionit “Brothers”, ranë në pranga shtetasit Xh. T., 23 vjeç; E. T.,  32 vjeç dhe A. T.,  32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel