Barcelona e nis mirë sezonin e saj në futbollin spanjoll. Skuadra katalanase mundi Arsenalin për trofeun e përvitshëm Gamper me rezultatin 2-1; një ndeshje që u ndoq nga 99 mijë persona mitikun Camp Nout.
Mbrëmja e 4 gushtit ishte edhe ajo e prezantimit të skuadrës për sezonin e ri pas kthimit nga pushimet pas Copa America edhe të futbollistëve amerikano-latinë.
Pas zbritjes në fushë të lojtarëve dhe fjalës së trajnerit Valverde dhe Kapitenit Lionel Messi që shprehu edhe objektivat e skuadrës së tij, ishte futbolli i luajtur që më pas foli në fushën e gjelbër.
Barcelona hodhi nga minuta e parë Neto, De Jong e Griezman dhe për shumë minuta kishte kontrollin e lojës, por golin e parë të sfidës e shënoi Arsenali me Aubameyang.
Në pjesën e dytë Maitland- Niles me autogolin e tij i dha mundësinë Barcelonës të barazojë rezultatin në 1-1. Pas këtij goli Barcelona i shtoi sulmet në portën e Arsenalit dhe e gjeti golin e fitores në minutën e 90 me Luis Suarez, ndërkohë që të 99 mijë tifozët e pranishëm në stadium nuk e fshehën entuziazmin në momentin që Busquets ngriti trofeun.
Top Channel