Piku i sezonit turistik ka shtuar edhe fluksin e pacientëve që marrin shërbim në qendrat shëndetësore verore të vendosura përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit. Shumë prej pacientëve në qendrën shëndetësore të Radhimës janë referuar në spitalin rajonal.

Në qendrën shëndetësore në Dhërmi, e cila qëndron hapur 24 orë, paraqiten 30 deri në 40 pacientë në ditë. Të shumtë janë edhe pushuesit e huaj të cilët kërkojnë ndihmën e parë, por janë gjithashtu edhe banorë të zonës ata që i drejtohen qendrave shëndetësore verore për ndihmë mjekësore.

Një autoambulancë qëndron gjatë gjithë kohës e stacionuar së bashku me mjekët përkatës pranë kësaj qendre. Megjithë investimet e luksin në zonë ka pacientë që paraqiten nga bizneset dhe thonë se u mungojnë kutitë e ndihmës së shpejtë ndaj detyrohen të përdorin ato që kanë në automjete derisa të shkojë te mjeku.

Një autoambulance qendron gjatë gjithë kohës e stacionuar se bashku me mjekët përkatës pranë kësaj qendre.  Megjithë investimet  e luksin në zonë ka pacientë që paraqiten nga  bizneset dhe thonë se u mungojnë kutitë e ndihmës së shpejtë ndaj detyrohen të përdorin ato që kanë në automjete derisa shkojnë te mjeku.

Top Channel