Foto ilustruese

Kanos me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 eurosh, arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes. Në pranga ka rënë shtetasi  E.L, 37 vjeç, banues në Korçë , i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Sipas policisë, 37-vjeçari është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,.

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi.

Top Channel