Manchester City fiton trofeun e parë sezonal Angli, pikërisht Communty Shield, pasi mposhti në ruletën e penalltive Liverpoolin me rezultatin 5-4, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Rahee, Sterling zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12-të pasi u shërbye nga David Silva, ndërsa në pjesën e dytë Matip ktheu baraspeshën duke shfrytëzuar një kros të shkurtër të va Dijk 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Të pafat futbollistët e Liverpoolit, sidomos në pjesën dytë, pasi goditën traversën dhe shtyllën, ndërsa Mohamed Salah, në fundin e sfidës pati disa raste të mira për të mbyllur takimin, por u ndal në momentet e fundit nga portieri Raul Bravo dhe mbrojtja.
Në goditjes e 11-metërshave, që i nisi Xherdan Shaqiri, gaboi vetëm Wijnaldum në serinë e dytë, ndërsa penalltinë e fitores për Citizens e realizoi Gabriel Jesus.
Një humbje e pamerituar ndoshta për Liverpoolin, që ashtu siç e humbi garën e titullit kampion në Premier Ligue në finish, dështoi edhe të fitonte Community Shield, që është e barasvlefshme me superkupën e kampionateve të tjera.
Top Channel