24/05 15:52
Debutim ëndrrash për Bekim Balajn në kampionatin austriak. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3 pikëshi për ekipin e tij.
Balaj, që u aktivizua titullar në këtë takim, e tundi rrjetën që në minutën e pestë pasi u shërbye nga Huspek.
Shtatlarti i Kombëtares Kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua na Pink.
Vetëm 5 minuta më vonë Huspek i Sturmit mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ekipi i Balajt u mbrojt mirë në minutat e mbetura, duke i dhënë vlerë maksimale golit të sulmuesit shkodran, me rezultatin përfundimtar 0-1.
Top Channel