Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente Viktimat për shkak të problemeve kardiake nuk kanë munguar as këtë vit në vijën bregdetare shqiptare. Rasti i fundit ku një pushues ndërroi jetë për shkak të problemeve në Durrës, ishte të dielën kur një 50 vjeçare i ndaloi zemra sapo hyri në ujë.
Mjekët kardiologë, duke e cilësuar të nxehtin e verës si një sëmundje më vete, u bëjnë apel të gjithë personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të shmangin eksopozimin në diell.
Specialistët e shëndetit kardiak, e vendosin thkesin edhe te kontrolli i regjimit të medikamenteve gjatë verës për personat të cilët vuajnë nga problemet e zemrës.
Specialistët shprehen se në rast të shqetësimeve në kraharor, pushuesit me problem kardiake duhet t’i drejtohen menjëherë qendrave shëndetësore në vijën bregdetare ku mund të marrin ndihmën e parë shëndetësore.
Top Channel