Një ditë pasi i kërkuan Prokurorisë të hetojë pastërtinë e figurës së kryebashkiakut Valdrin Pjetri, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, Partia Demokratike i kërkoi Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të ri të Shkodrës të përgjigjen për akuzat .

“Valdrin Pjetri ka detyrimin të shpjegojë: Pse genjeu me formularin e dekriminalizimit, pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime? Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij”, shkruan Bardhi në “Facebook”, sipas të cilët si Rama ashtu edhe Pjetri janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë.

Top Channel