Është kryer ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Policia njofton se shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S.A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Top Channel