“Luajtja bixhoz me marrëdhëniet me aleatët nuk i bën nder Kosovës”, Presidentja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11 12:00
Qeverisja e re e Kosovës do t’i ketë sërish duart e lira për rritjen e ministrive, zëvendësministrave e këshilltarëve politik.
Kjo pasi Ligji për Qeverinë që kishte përfunduar si projektligj në fund të majit, nuk u dërgua në Kuvend për votim.
Miratimi i këtij projektligji do të reduktonte numri e ministrive nga 21 sa janë tani në 15, nga 80 zëvendësministra në 30, e nga mbi 180 këshilltar politik në jo më tepër se 90.
Por, nëse i njëjti nuk miratohet nga ky kuvend atëherë qeverisja e re mund ta ndryshojë.
Shoqëria civile vlerëson se miratimi i këtij ligji do ta rriste llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike.
Numri i madh i stafit politik i kushtojë Qeverisë miliona euro shpenzime për paga.
Top Channel