Për Dakon kishim prova të forta/ Palmer: Me ketë vendim besojmë se luftojmë korrupsionin në Shqipëri

02/08/2019 00:47

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Kështu deklaroi Mattheë Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë , në lidhje me vendimin e Ëashingtonit për ti ndaluar atij dhe falmiljes hyrjen në SHBA.

“Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, tha Palmer për Zërin e Amerikës.

I pyetur se çfarë tregon kjo për qeverisjen e Kryeministrit Rama, Palmer tha: “Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik”.

Zyrtari I lartë thotë se SHBA-në e shqetëson që në shqipëri nuk ka Gjykatë të Lartë. “Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij.

Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin”, theksoi Palmer.

Ai thotë se SHBA nuk po mbështesin kryeministrin Rama dhe se Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë.
“Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë”, theksoi Palmer.

I pyetur nëse zgjedhjet lokale duhet të përsëriten, ai tha se kjo varet nga nga institucionet shqiptare. “Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të donim që Gjykata e Lartë të ngrihej, e përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar proçesin e duhur të verifikimit. Ajo gjykatë do të ishte pikërisht në gjendje t’i përgjigjej asaj pyetjes.

Nuk u takon Shteteve të Bashkuara që ta gjykojnë atë çështje. I takon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë ta marrë atë vendim”, tha Palmer.

Sipas tij, vëzhguesit amerikane panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që u dëgjua nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplotë. “Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare”, tha Palmer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA