Ilir Meta ndodhet në Prevallë me pushime fizikisht, por jo me mendime. Zyra e shtypit publikoi letër përgjigjen që Presidenti i ka dërguar kryetarit të Kuvendit pse zhdekretoi 30 qershorin dhe caktoi një datë të re zgjedhjesh.

Ne letrën e tij Meta i kujton kryeparlamentarit precedentët e tre palë zgjedhjeve 91, 2006 dhe 2017 ku për shkak të konfliktit politik apo situatave të tensionuara sociale proceset zgjedhore u shtynë nga presidentët e kohë e duke shtuar se dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Partia Socialiste, e cila nëpërmjet lidershipit të saj jo vetëm që nuk shfaqi asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës, por përkundrazi u tregua agresive ndaj opozitës, por dhe ndaj Presidentit të Republikës”, shkruan Presidenti.

Ilir Meta I heq flamurin e integrimit ish-partisë së tij LSI, duke ja njohur si meritë kryesore partisë demokratike të cilët thotë se do ta shpëtojë nga asgjësimi.

“Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të Partisë Demokratike, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë”, shprehet ai.

Letrën e tij, Meta e shoqëroi edhe me një mesazh sqarues në rrjetet socialie I bindur se kryetari I kuvendit si socialist i vjetër do arrijë të bindë Kryeministrit të ndryshojë kurs, Ilir Meta sheh si shkaktarin krysor të krizës ndryshimet e 2008 mes Ramës dhe Berishës, e cila sipas tij prodhoi një pakicë që po qeveris vendin duke lëshuar thirrje e pazakonte oer nje president për rrëzimin e saj nga pushteti.

“Vetëm kësaj pakice, që nuk njeh rotacion por njeh vetëm PPP me të gjitha qeveritë, i intereson kjo krize e përgjithshme që ka rrëzuar të gjithë sistemin e llogaridhënies në vend si në nivel qendror edhe vendor.Ndaj është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’i rikthyer sovranitetin e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamentarizmin në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Pasi tentoi ndihmën ndërkombëtare, për zgjidhjen e krizës, Presidenti shpresat i ka tek kryeparlamentari per rivendosjen e dialogut dhe rikthimin e normalitetit ne vend.

Top Channel