Vdekja e dytë nga Ebola/ Jepet alarmi i epidemisë

01/08/2019 01:52

Një person ka vdekur nga Ebola duke u bërë vdekja e dy brenda pak kohëve dhe duke dhënë edhe një herë alarmin se sëmundja vdekjeprurëse mund të përhapet sërish.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në Republikën Demokratike të Kongos në qytetin Goma i cili ka rreth 2 milion banorë.

Më shumë se 1.600 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos që kur filloi shpërthimi i saj në gusht 2018 por ato vdekje kanë ndodhur në zona më të largëta.

Organizata Botërore e Shëndetit rastin e fundit e shpalli një urgjencë globale shëndetësore javën e kaluar.

Më shumë se 11.000 njerëz humbën jetën nga Ebola gjatë viteve 2014-2016 në Afrikën Perëndimore. Alarmi për sëmundjen është dhënë sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA