I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lum, detaje nga ekzekutimi i 35-vjeçarit shqiptar në Itali. Zbulohet identiteti 09/09 17:23
Ervin Demo është betuar sot kryetar i ri i bashkisë së Beratit, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
Nga 31 këshilltarë të dalë nga votimet në 30 Qershor,vetëm 29 prej tyre,pjesë e koalicionit të mjatë kanë bërë betimin,ndërkohë që dy të tjerë të bindjes demokratike nuk marrë pjesë në konstituimin e këshillit.
Kryetari i ri, Demo, u shpreh se qyteti ka shumë probleme dhe shumë sfida që nuk mund të realizohen pa kontributin e të gjithëve. Përballë tij në zgjedhjet e 30 Qershorit ishte një kandidat Bindjes Demokratike dhe dhe një i pavarur.
Ky është mandati i pare i demos në një bashki të drejtuar mandatin e kaluar nga LSI.
Top Channel