Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur dy gra, që i kishte njohur online.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dhe dy të mitur, bashkëpunëtorë të shqiptarit.

Ngjarja ka ndodhur në Perugia, ku mësohet se kanë qenë gratë e sulmuara ato që njoftuan policinë. Dy gratë pohuan se ishin sulmuar nga disa të rinj, që i kishin njohur në internet.

Mësohet se shqiptari, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bashkë me bashkëpunëtorët e tij kishin vjedhur një shumë të madhe eurosh.

Top Channel