Bota mund të ketë ecur shumë përpara, por në fshatin e vogël Oostduinkerke, në perëndim të Belgjikës, peshkatarët i qëndrojnë besnikë të vjetrës. Për të kapur karkalec deti, ata vazhdojnë të përdorin një teknikë që daton në shekullin e 15-të, rrjetat i tërheqin me kuaj.

Peshkatarët vendas hyjnë në ujërat e cekëta pak përpara ose pas baticës, dhe ndonëse mund ta bënin këtë punë me varka, preferojnë metodën që njohin më mirë.

Disa shekuj më parë kjo teknikë përdorej edhe ne veri të Francës, në Holandë e në jug të Anglisë, por sot vetëm 15 peshkatarë belgë në këtë fshat vazhdojnë ta ruajnë traditën e njohur nga UNESCO.

Ata e përdorin disa herë në javë, duke u kthyer edhe në një lloj magneti për turistët kureshtarë. Megjithatë çdo vit thonë, gjithmonë e më shumë nxjerrin nga uji mbetje e plastikë.

“Ne shohim se popullata e karkalecave të detit sa vjen e tkurret nga viti në vit, ndërsa plastika shtohet”, tha për “Reuters” Katrien Terryn, partneri i së cilës ka peshkuar në këto ujëra për 20 vjet.

“Mendoj se jemi në pikën kur e gjithë kjo do të shndërrohet vërtet në një problem madhor dhe pasojat do t`i ndiejmë shumë gjatë viteve në vijim”, shton ajo. Rituali i peshkatarëve nuk përfundon me nxjerrjen e karkalecave: ata i seleksionojnë ne breg të detit me duar; më të mëdhenjtë i marrin me vete, ndërsa të vegjlit, i kthejnë në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA