Greqia është tronditur përsëri nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur kësaj here ishullin e Kretës. Lëkundja e tërmetit me magnitutë 5.2 shkalla Rihter është regjistruar në orën 7 e 40 të mëngjesit, ka pasur epiqendër 23km në veriperëndim të qytetit Iraklio, ndërsa thellësia e tij ka qenë 66,1km. Tërmeti ka zgjatur vetëm disa sekonda.

Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë Kretën, por edhe në ishujt e Egjeut jugor.

Sipas njërit prej sizmologëve të njohur, Gerasimos Papadopoulos, tërmeti ishte mjaft i fuqishëm dhe se ka të ngjarë të ishte tërmet kryesor. Edhe Efthimios Lekas, presidenti i Organizmit për Parashikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet  ka deklaruar se bëhet fjalë për një tërmet sipërfaqësor, në zona të njohura që përshkrojnë Kretën nga veriu në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA