Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme konstituimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Ndryshe nga dita e djeshme sot nuk janë shënuar incidente ndërsa proseci u zhvillua normalisht në Lushnje dhe Kuçovë.

Në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Lushnjes mori pjesë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe deputetët e majtë Bashkim Fino dhe Tatjana Nurçe.

Keshilli Bashkiak në Lushnje ka gjithsej 41 këshilltarë nga të cilët 33 i përkasin Partisë Socialiste. Partia Demokracia Sociale do të ketë 2 këshilltarë, Partia Bindja Demokratike 1, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 1 dhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare 3.

Paralelisht me Lushnjen nisi kostituimi i Këshillit Bashkiak edhe në Kuçovë ku proçesi vijoi normalisht.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme konstituimi i Këshillave Bashkiakë në Devoll dhe Kavajë u shoqërua me protesta dhe incidente mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit, ndërsa konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe betimi i Erion Veliaj për një mandat të dytë u zhvillua në qetësi.

Top Channel