Një ditë pas betimit, Veliaj: Do përmbushim çdo premtimi që kemi dhënë për Tiranën e shekullit të ri

31/07/2019 19:32

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sot për herë të parë që pas ceremonisë së betimit, duke bërë të ditur se është i vendosur që bashkë me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të realizojë çdo zotim të dhënë.

“Në këto 4 vite bashkë me mbështetjen e qeverisë, bëmë shumë për Tiranën e shekullit të ri. ?
Jam besimplotë që në këtë mandat të dytë, e gjithë energjia ime dhe e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi që kemi dhënë. Bashkë!”, shkruan Veliaj.

Ai u betua gjatë pasdites së djeshme në prani të kryeministrit Edi Rama, ndërsa u angazhua se në këtë 4 vjeçar do bëj më shumë punë të mira për Tiranën dhe do të angazhohet çdo ditë për ti shërbyer dhe rritur mirëqenien e qytetarëve të saj.

Veliaj tha se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA