Banorët e Zerqanit në Bulqizë janë përplasur me punonjësit e firmës ndërtuese që po punon për ujësjellësin e ri të fshatit Peladhi. Ata kërkojnë transparencë në lidhje me shfrytëzimin e një burimi që ndodhet nw fshatin Zerqan dhe duan pezullimin e punimeve derisa një gjë e tillë të ndodhë. Pasi penguan hapjen e kanalit të ujësjellësit, 17 banorë u shoqëruan në komisariat. Mes tyre dhe kryetari i fshatit.

Sipas banorëve të fshatit Zerqan, të cilët u mblodhën para komisariatit në mbështetje te banorëve te shoqëruar, marrja e ujit është  grabitje.

Burimi i “Zabeli te Madh” në fshatin Zerqan  gjendet në një zonë të mbrojtur dhe disa herë banorët kanë hartuar peticione për të mos u shfrytëzuar për ujësjellës.

Top Channel