Koreja e veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet e saj lindore – thotë ushtria koreano-jugore, lançimi i dytë i tillë në një javë.

Dy raketat u lëshuan nga zona e Uonsanit, mëngjesin e të mërkurës.

Lancimi i javës së shkuar ishte i pari që kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior u takuan në qershor.

Koreja e veriut e quajti lancimin një paralajmërim solemn për Seulin në lidhje me stërvitjet ushtarake të planifikuara prej tij me Uashingtonin.

Më herët Peniani ka shprehur zemërim për stërvitjet e përvitshme që pritet të mbahen sërish muajin e ardhshëm, duke i konsideruar ato përgatitje për luftë.

Raketat u lëshuan në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale; fluturuan për 250 km dhe arritën një lartësi prej 30 km para se të binin në detin e Japonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA