Është konstituuar sot Këshilli i ri i Bashkisë Roskovec.
Këshilli i ri i bashkisë ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku kanë marrë mandatet 19 këshilltarë nga 21 që është numri i përcaktuar i këshilltarëve për Roskovecin.
Pas zgjedhjes së komisionit të mandateve dhe verifikimit të tyre kanë marrë mandatin 17 këshilltarë nga PS, 1 këshilltar nga Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe 1 këshilltar nga PDS. Dy anëtarë këshilli nga PS nuk kanë marrë pjesë në mbledhje duke bërë të pavlefshme edhe mandatin e tyre.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë Roskovec është zgjedhur nëpërmjet votimit Kreu i ri i këshillit të bashkisë Roskovec si dhe zëvendëskryetarët.
Mbledhja e sotme e këshillit të bashkisë ka zgjedhur edhe anëtarët për këshillit e Qarkut Fier. Në mbledhjen e sotme gjithashtu ka kryer betimin edhe Kryebashkiakja e Roskovecit për një mandat të dytë Majlinda Bufi.
Pjesëmarrës në mbledhjen e parë të këshillit të bashkisë Roskovec kanë qenë edhe Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi si dhe deputet të PS qarkut Fier.
Top Channel