Europa League/ Eliminohet Ferronikeli, kalon Bazeli i Xhakës

31/07/2019 12:42

Bazeli i Taulant Xhakës shkakton superizën e parë në raundret kualifikuese të Ligës së kampioneve. Skuadra zvicerane, pjesë e së cilës përvec mesfushorit të përfaqësueses shqiptare është edhe Albian Ajeti, eliminoi skuadrën holandeze të PSV Eindhoven teksa fitoi ndeshjen e dytë 2-1 duke përmbysur humbjen e sfidës së parë në Holandë, 3-2.

Në Sankt Jakob Park, ai që i dha avantazhin skuadrës së Bazelit ishte Comert me goditje dënimi, por Bruma riktheu në lojë PSV duke barazuar shifrat në 1-1. Minuta e 68 ishte vendimtarja për Bazelin që shënoi golin e fitores 2-1 me Van Wolfswinkel dhe e sheh veten në raundin e trete kualifikues të Ligës së Kampioneve ku do të përballet me Celtic që eliminoi Kalju pas fitores 5-0 në shtëpi.

Ndërkohë në Europa League, skuadra kosovare e Ferronikelit u eliminua nga Slovan Bratislava e cila e fitoi edhe ndeshjen e dytë me të këtë radhë 2-0 për ta çuar rezultatin e përgjithshëm të këtyre kualifikueseve 5-1.

De Marco i dha avantazhin Slovan Bratislavës, ndërkohë që në pjesën e dytë Holman vulosi shifrat 2-0 për skuadrën e tij.

I tha lamtumirën Europa League edhe Shkëndija që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Luksemburg me Dudelanzh, ndërkohë që sfidën e parë në fushën e saj e kishte humbur 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA