Në një klasë, studentët shohin një video ku një burrë dhe një grua takohen në një klub nate. Ata pijnë, qeshin, kërcejnë dhe puthen. Toni në dhomë dhe në ekran, ndryshon shpejt, kur burri e çon gruan në shtëpi, mbyll derën dhe kur ajo përpiqet të largohet e përdhunon. Kur videoja mbaron, të shtatë meshkujt, rreth të 30-tave, refugjatë që kanë ardhur në berlin nga siria, iraku apo afganistani, duhet të japin komentet e tyre. Ajo ka pirë shumë alkool-thotë njëri prej tyre, i bindur se mashkulli në video ka përfituar nga gjendja e vajzës për të abuzuar me të.
Në këtë pikë, trajnuesja, fillon e shpjegon se kjo ndodh shpesh në berlin. Të rinjtë pijnë shumë, marrin droga dhe në disa raste, ky lloj krimi agresiv mund të ndodhë. Pjesmarrësit në kursin e quajtur “Bashkë për sigurinë” që mbahet aktualisht vetëm në berlin, i janë bashkuar atij vullnetarisht. Komisionerja gjermane për integrimin, ka kërkuar që leksione të tilla të edukimit seksual tu ofrohen më shumë refugjatëve, pas një rasti të një përdhunimi në grup në Friburg, ku 10 nga 11 të dyshuarit janë refugjatë.
Disa raste përdhunimesh të shumë diskutuara, të kryera nga emigrantët, kanë shkaktuar telashe dhe kanë rritur zemërimin e gjermanëve ndaj azilkërkuesve.
Top Channel