“Ngatërrohuni më të premten e mirë, dhe ne bllokojmë marrëveshjen tregtare me Mbretërinë e Bashkuar”, zëra nga Kongresi Amerikan paralajmëruan Londrën se ai do të hidhet në veprim nëse Brexiti prek kufirin irlandez dhe vë në rrezik paqen në Irlandën e Veriut.
Kryeministri i ri britanik paraqiti një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara si mënyrë për të kompensuar koston ekonomike të largimit nga BE, dhe Donald Trumpi premtoi se të dy vendet mund të vulosnin një “ujdi të fuqishme” e cila do ta rriste nivelin e tregtisë mes tyre me “katër apo pesë herë”.
Por shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk do të jetë në gjendje ta kalojë marrëveshjen në një Kongres armiqësor, ku do të kishte kundërshti të fortë bipartizane ndaj çdo marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe në rast se do te kërcënohej pakti i të premtes së mirë të vitit 1998, dhe kufiri i hapur mes saj dhe Irlandës së veriut, thotë the “Guardian”.
Shtetet e Bashkuara janë garantuese të marrëveshjes historike mes nacionalistëve Katolikë nga njëra anë e Unionistëve protestantë nga ana tjetër – që i dha fund më shumë se 30 viteve dhune dhe gjakderdhje.
Dimensioni amerikan në këtë marrëveshje është i domosdoshëm, deklaroi Kongresmeni demokrat Richard Neal, megjithatë republikanët e shohin kërcënimin e kampit kundërshtar si një “provokim të panevojshëm”.
Top Channel