Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen. Përgjatë këtij segmenti rrugor janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.

Sipas IKMT, këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.

IKMT njofton se ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët.

Top Channel