Të dhënat personale të rreth 106 milionë individëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik, kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One.

“Capital One” është një lëshues i madh i kartave të kreditit në SHBA. Njoftimi i kompanisë erdhi pasi hakerja e dyshuar, Paige Thompson, u arrestua të hënën.

Sipas “Capital One”, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti.

Por, hakerja nuk ka arritur të ketë akses tek numrat e llogarive të kartave të kreditit, tha kompania.

Sulmi, i cili u identifikua më 19 korrik, preku rreth 100 milionë individë në SHBA dhe 6 milionë në Kanada. Seanca dëgjimore për hakeren e dyshuar u caktua për 1 gusht në qytetin Seattle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA