Vendi ynë gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga reshje të shumta, të cilat kanë sjellë probleme të mëdha në disa akse rrugore.

Si pasojë ka patur rrëshqitje te dherave në aksin Rrëshen-Bukmirë.

Masivet e dheut kanë rrëshqitur në dy vende të këtij segmenti rrugor duke bërë që lëvizja të paralizohet plotësisht.

Punonjësit e bashkisë se Mirditës me mjetet e tyre po punojnë për largimin e dheut nga rruga.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel