Shoqëruar nga këngë fetare, gjashtë arkivol të hapur mbahen në procesion përreth kishës “As Neves” dhe varrezës së saj.
Kush po varroset? Askush. Personat që janë në arkivol, janë gjallë dhe shëndoshë e mirë, por kanë vendosur të sfidojnë vdekjen në një nga traditat më të pazakonta të Spanjës.
Pesë prej tyre, banorë të këtij fshati me 4 mijë banorë në Galici, në Spanjën veri perëndimore, janë futur nëpër arkivol për të falenderuar Shën Martën që ka shpëtuar një person të dashur të tyre prej vdekjes, ose për ta lutur atë të shpëtojë.
Disa zgjedhin ti mbulojnë fytyrat me një kapelë apo me një freskuese, për të mbrojtur privatësinë nga kamerat apo për të përballur të nxehtin. Ndërsa e gjashta, Maria Rodrigez, qëndroi për treçerek ore në arkivol për të falenderuar shenjtoren se kish shpëtuar qenin e saj nga kanceri.
Procesioni shënon kulmin e nëntë ditëve festë, dhe kalon pranë barakave ku birra rrjedh lumë dhe lodrave për fëmijë. Se nga vjen kjo traditë, askush nuk e di. Por sipas një libri mbi paradën, të botuar në zonë, procesioni i arkivolëve, mund të shkojë prapa në kohë deri në periudhën e kryqëzatave.
Top Channel