Policia e Bulqizës ka shoqëron 17 banore të fshatit Zerqan në komisariat pasi pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit ku do të shërbejë për një tjetër fshat.

Sipas banorëve të fshatit Zerqan të cilët janë mbledhur para komisariatit marrja e ujit është një grabitje, ata shprehen se për ndërtimin e ujësjellësit bashkia nuk është konsultuar me banorët.

Zerqani prej vitesh po vuan për ujë të pijshëm dhe vaditës.

E vetmja shpresë për ta është vendburimi Gurra e Zabelit të Madh, ku dhe po ndërhyhet për tu marrë.

Top Channel