Në zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u betua për një mandat të dytë si kryebashkiak i kryeqytetit.

Ndërkohë, Toni Gogu u zgjodh edhe kryetari këshillit bashkiak, ndërsa në detyrën e nënkryetarëve të bashkisë u zgjodhën Anisa Ruseti dhe Anuela Ristani, ndërsa Vjollca Braho dhe Luan Bregasi u zgjodhën nënkryetarë të këshillit bashkiak.

“Mezi pres të filloj punën dhe ta bëjmë këtë qytet ëndërr për fëmijët tanë. Është bekimi më i madh në jetën e njeriut, të drejtosh dhe të jesh në shërbim të njerëzve”, tha Veliaj.

“Kam rënë në dashuri me Bashkinë, nostalgjia e një vendi që ke kaluar me përkushtim ditë të tëra, sot jam dyfish i nderuar për besimin që mu dha nga PS dhe nga qytetarët e Tiranës, dhe e kuptoj edhe Edi Ramën kur ma ka dhënë detyrën se sa të vështirë e ka pasur. Unë besoj që arritja më e madhe është njerzillëku, fakti që këtij qyteti i shërbejmë në një mënyrë që rrogat në shtet nuk janë të atij niveli që i shohim në privat, por bashkia shihet si mision ndaj qytetarit. Kjo më bën të ndihem i përkulur dhe shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës”, theksoi më tej kryebashkiaku.

  Rama vlerëson Veliaj: Ajo si e gjetëm dhe si e kemi Tiranën është vrastar për ata që e lanë në derexhe

  Toni Gogu zgjidhet kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA