Bilanci i dhunës në një burg në Brazil, ku bandat rivale u përleshën për pesë orë, është 57 viktima.
Anëtarë të bandave nga një bllok i burgut, hynë në një pjesë tjetër të burgut Altamira në shtetin para. 16 prej viktimave, u ishin prerë kokat ndërsa të tjerët ishin mbytur pasi një pjese të burgut iu vu zjarri.
Dy zyrtarë të burgut ishin marrë peng, por më pas ishin liruar. Pjesëtarët e njërës bandë i kishin vënë zjarrin një qelie ku mbaheshin anëtarë të bandës rivale. Struktura e qelisë kishte lejuar që zjarri të përhapej shpejt, duke asfiksuar disa të burgosur.
Zyrtarët thanë se nuk kishte patur një paralajmërim apo shenja për një sulm të mundshëm të kësaj shkalle. Video nga burgu të transmetuara në mediat braziliane, tregonin tymin që dilte nga të paktën një godinë ndërsa të burgosurit vraponin mbi çati.
Burgu i Altamirës ka një kapacitet prej 200 vitesh por në të mbahen 309 të burgosur. Zyrtarët sidoqoftë, mohojnë akuzat se ai është i mbipopulluar.
Top Channel