Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Turan ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, duke bërë që drejtuesi të devijonte nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar në spitalin rajonal të Korçës.

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 30.07.2019, në rrugën Korçë-Voskop pranë vendit të quajtur “Ura e Turanit”, shtetasi H.L, rreth 60 vjeç, banues në Voskop, duke drejtuar një mjet motor, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Top Channel