Nën moton “Bashkia është e qytetarëve, asnjë hap pas!” , dega e PD-së në Kavajë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të saj të bashkohen nesër për të mos lejuar konstituimin e bashkisë së Kavajës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

“Ditën e nesërme në orën 09:30 ju ftojmë të gjithëve përballë Bashkisë së qytetit të protestojmë dhe të bllokojmë procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit!

Të gjithë së bashku në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës t’i themi ndal instalimit të diktaturës në vendin tonë.”- thuhet në deklaratën e bërë publike nga demokratët e Kavajës.

Të martën në orën 10.00 është lajmëruar se do të bëhet konstituimi i bashkisë Kavajë.

Top Channel